BallinaKryesore“Kavaja nuk ndalet nga sulmi burracak i Ramës”, Basha: Qyteti s’u tremb...

“Kavaja nuk ndalet nga sulmi burracak i Ramës”, Basha: Qyteti s’u tremb as nga diktatura, ndryshimi vjen nga këtu!

spot_img
spot_img

Kryedemokrati Lulzim Basha e ka nisur turin elektoral këtë të martë nga Kavaja, pikërisht një ditë pasi atje u plagos një nga aktivistët e PD të këtij qyteti, Bledar Okshtuni.

Gjatë fjalës së tij Basha tha se ora e ndryshimit po afron dhe se Kavaja do të sjellë fitoren e të gjithë Shqipërisë.

Basha deklaroi se Kavaja ka sjell demokracinë dhe fitorja sipas tij, nuk e ndalohet nga sulmet e bëra, e këtu iu referua plagosjes së djeshme.

“Të rinj dhe të reja të Kavajës, qytetarë, ora e fitores po afron. Ora e ndryshimit po afron, dita po vjen, për ta larguar me votën e Kavajës e Shqiptarëve të bashkuar njeriun që për tetë vite me radhë e mbajti peng vendin. E përzuri rininë. I ka hyrë frika në palcë, e ka kuptuar dhe paniku i humbjes e ka tmerruar, sepse ai më shumë e më mirë se asnjëherë e di se me 25 prill, Shqipëria fiton dhe Edi Rama humb.

Vëllezër dhe motra, Kavaja, ia ka vënë gjithmonë tonin demokracisë. Ishte Kavaja që u ngrit e para. Ishte Kavaja që nuk u tremb kurrë nga diktatura. Është Kavaja që e ndezi fitoren tonë për ndryshim. Është Kavaja që do i prijë fitores së gjithë Shqipërisë.

Padurimi juaj, entuziazmi juaj, është një vatër zjarri e shpresës që nuk e shuan dot as shiu i bekuar që është bereqeti i fitores tonë më 25 prill. Që nuk e mbyll dot, as sulmi burracak i Edi Ramës dje, përkundrazi jemi më të vendosur se kurrë, më të fortë se kurrë, jemi më të bashkuar se kurrë, për t’i dhënë shqiptarëve fitoren më të thellë”, deklaroi kryedemokrati.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular