BallinaPolitikeE denoncoi PS, kandidati i PD del i pastër nga verifikimi i...

E denoncoi PS, kandidati i PD del i pastër nga verifikimi i prokurorisë

spot_img
spot_img

Prokuroria ka mbyllur hetimet për kandidatin e aleancës PD-AN, Zef Hila dhe i ka dërguar përfundimet te KQZ-ja.

Zef Hila është nja nga 28 emrat e kandidatëve të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit për të cilët KQZ ka kërkuar një verifikim më të thelluar për të shkuaren e tyre.

Njoftimi:

Miredita te gjitheve! Me lejoni t’ju informoj si me poshte:
Tiranë, 20 prill 2021. Prokuroria e Përgjithshme në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, Vendimit nr. 17/2016 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, si dhe urdhrit të Prokurorit të Përgjithshëm nr. 41, datë 11.02.2020 përfundoi verifikimin për 1 (një) subjekt vetëdeklarues, kandidat në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit dhe ia përcolli organit kompetent, në këtë rast Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rezultatet e verifikimit (në zbatim të nenit 12 e 13 të Kreut V të Vendimit të Kuvendit nr.17/ 2016), për të shqyrtuar nëse janë evidentuar të dhëna që përfshihen në sferën e kufizimeve të nenit 2 të ligjit nr. 138/2015 dhe në vijim dhe të vlerësojë nëse ato janë brenda periudhës së ndalimit të përcaktuar në nenin 4 të po këtij ligji.

Sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme është në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet e përfshira në këtë proces dhe po trajton të gjitha kërkesat e përcjella, për verifikim të thelluar e të plotë të të dhënave të pasqyruara në Formularët e Vetëdeklarimit nga personat, subjekte të këtij ligji që garojnë për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular