Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Sarandë. Një fëmijë 3-vjeçar ka pësuar një frakturë të rëndë në kokë.
Vogëlushin e ka zënë poshtë dollapi i shtëpisë, dhe për rrjedhojë ka pësuar goditje në kokë.
Pas ndihmës së parë në spitalin e Sarandës është transportuar në rrezik për jetën drejt Tiranës.
Korrespondentja e gazetës “Panoramës” raporton se fëmija është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës.