Ideja e një ‘’Super League’’ në Europë duket se ka zgjatur vetëm 3 ditë. Pas revoltës mediatike dhe ndërkombëtare të figurave të shquara të futbollit, tifozëve apo ekipeve të cilat u lanë jashtë kompeticionit, 6 klubet e mëdha të Anglisë kanë dhënë dorëheqjen nga kompeticioni.
Në Angli pati më shumë frustrim për këtë kompeticion, dhe Chelsea, Totenham, Arsenal, Liverpool, Manchester United dhe Manchester City duket se kanë bërë një hap pas.
Ndërkohë janë dhe 6 ekipe ende që kanë nënshkruar kontratën për ‘’Super League’’, Barcelona, Real Madrid, Atletico Madrid, Inter, Milan dhe Juventus nuk kanë dhënë ende asnjë shenjë dorëheqjeje.