BallinaKronikeVIDEO/ I ‘premtoi’ BE-në kundrejt 1 mijë eurove, arrestohet 38-vjeçari në Korçë-Pogradec,...

VIDEO/ I ‘premtoi’ BE-në kundrejt 1 mijë eurove, arrestohet 38-vjeçari në Korçë-Pogradec, po transportonte 3 klandestinë

spot_img
spot_img

Një 38-vjeçar ësht arrestuar në aksin Korçë-Pogradec për trafik të emigrantëve të paligjshëm.

Edhe kjo goditje në Korçë ka ardhur në kuadër të operacionit ‘’Perimetri’’ i cili vijon prej muajsh, ndërkohë që F.M, u kap në gështenjas me 3 klandestinë.

Ai i kishte premtuar emigrantëve kalimin drejt vendeve të BE-së kundrejt 1 mijë eurove.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Qarku Korçë

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit policor “Perimetri”.

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt shpërblimit.

U kap duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në  bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore në DVP Korçë dhe Policinë Kufitare, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit F. M., 38 vjeç, banues në Korçë.

Shtetasi i mësipërm, u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Gështenjas, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Volksëagen” 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 1000 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular