Për analistin Preç Zogaj sot është një ditë zie, pasi ka humbur vëllain e tij. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Zogaj në një postim në Facebook, i cili thotë se vëllai i tij u nda nga jetë nga një sëmundje e rëndë.
Analisti Zogaj shprehet se do ta kujtojë gjithmonë me buzëqeshjen e fundit që mbante në fytyrë.
“Si vella i madh jam thirrur qysh i vogel prej jetes sone me te dale zot. Kesaj radhe u munda.
Te pashe duke vuajtur per muaj me radhe, por do te te kujtoj veten me buzeqeshjen e fundit drejtuar Aurores qe te “”kerkonte llogari”: Pse nuk flet?
Te qofte i lehte dheu, Luigj.
Lamtumira e fundit neser ne oren 14.00 ne Manati, Lezhe”, shkruan Zogaj në Facebook, teksa ka publikuar edhe foton e të vëllait.