Ish-efektivi i Forcave RENEA Arbër Papleka, i cili dyshohet si autori kryesor i vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan, është vetëdorëzuar.
Në dëshminë e tij ai thekson se ka qëlluar për vetëmbrojtje dhe nuk kishte qëllim të ekzekutonte Xhuvanin.
“Ne shkuam për t’i ndaluar se morëm një denoncim që një makinë shpërndante para. Shkuam për t’i ndaluar por ata qëlluan me armë zjarri ndaj nesh”, ka thënë ai.