BallinaKronike‘Një makinë pa targa po shpërndan para për vota’, çfarë sinjalizoi PD...

‘Një makinë pa targa po shpërndan para për vota’, çfarë sinjalizoi PD pak para krimit në Elbasan

spot_img
spot_img

Të tjera detaje dalin në dritë nga krimi i rëndë që tronditi sot Elbasanin, vetëm 4 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Në ngjarjen e rëndë mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani si dhe u plagos dhëndri i tij, një efektive policie dhe dy persona të tjerë.

Ngjarja ndodhi në lagjen ‘5 Maj’.

Në një lidhje telefonike për ‘News24’ gazetarja Klodiana Lala raporton se ka dyshime që viktima, po udhëtonte me një mjet pa targa, dhe se po shpërndante zarfe me para për qytetarët, në këmbim të votës më 25 prill.

Ka qenë PD-ja sipas Lalës, ajo që ka ngritur pretendimet në fjalë, ndërsa ka njoftuar policinë se një automjet pa targa po shpërndante para tek qytetarët, duke blerë votën.

Edhe pse këto pretendime ishin në kuadër të një telefonate dhe sinjalizimi.

Sipas Lalës, ka pasur një shkëmbim zjarri mes dy grupeve, ndërsa ende nuk dihet se çfarë ka brenda makinës së viktimës.

Vrasja Ne Elbasan Fugoni

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular