BallinaKryesoreVrasja në Elbasan/ Gazment Bardhi: Makina me para e karta identiteti. Janë...

Vrasja në Elbasan/ Gazment Bardhi: Makina me para e karta identiteti. Janë shtabi elektoral i Taulant Ballës

spot_img
spot_img

Sekretari i përgjithshëm i PD Gazment Bardhi, ka reaguar në një prononcim për mediat pak pas vrasjes në Elbasan.

“Aty i kishit, pse s’i kapet, kapeni me median (u drejtohet policeve). Nuk kam shumë informacion, makina që shikoni atje është e mbushur me karta identiteti dhe para e drejtuar nga prej ekspenontëve të krimit të organizuar dhe vendngjarjen e shikoni vetë. Kaq kam për të thënë, janë një grup personash, shtabi elektoral i vetëm elektoral i Taulant Ballës në qytetin e Elbasanit”, – u shpreh Bardhi.

Një furgon është pikasur si i dyshimtë dhe që shpërndante para dhe për këtë arsye është njoftuar policia e Elbasanit. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWb” se sot rreth mesditës PD ka sinjalizuar policinë se një automjet pa targa që sipas tyre po shpërndante para dhe në këtë automjet kishte karta ID të votuesve dhe fletë votimi po qarkullonte në qytet.

Më pas Arbër Paplekaj i ngarkuar me punë nga PD për të mbrojtur votën dhe pjesë e shtabit të PD në Elbasan ka shkuar për të ndaluar furgonin dhe më pas ka ndodhur konflikti.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular