Një tjetër skandal për blerje vote denoncohet nga ana e Partisë Demokratike.
Kandidati në Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, denoncon një rast në Kombinat, ku nga një funksionar i njësisë bashkiake numër 6 shpërndante para në një lokal, në shkëmbim të votës.
Në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, Këlliçi shkruan: “Një denoncim qytetar i minutës së fundit, i ardhur përmes kontakteve që ju kemi vendosur në dispozicion.
Dje rreth orës 17:00, në bar ‘Candy’ përballë me Njësinë Bashkiake 6 – Kombinat, Armir Rizvani, funksionar në këtë njësi, dhe bashkëpunëtori i tij Qemal Hysa, kanë shpërndarë para në këmbim të votës.
Cilido që guxon të blejë të drejtën sovrane të shqiptarëve për të zgjedhur ata vetë fatin e tyre, do përballet me ashpërsinë më të madhe të ligjit! Ju njohim rrënjë e dhëmballë”.