Elisabeta Gjopalaj, e cila u aksidentua pasditen e djeshme në dalje të Lezhës, në superstradën Lezhë-Milot, ka ndërruar jetë.
Mësohet se prej 24 orësh ajo ishte në gjendje kome në spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.
Si pasojë e aksidentit të rëndë, ajo kishte marrë shumë dëmtime. Elizabeta Gjopalaj ka qenë punonjëse e protokollit në Bashkinë Lezhë.