Nga Mina HYSA
Shqipëria pas 4 ditësh do të jetë në zgjedhje. Qytetarëve do të iu duhet të zgjedhin me votën e tyre nëse do të vazhdojnë në këtë katrahurë në të cilën ndodhet vendi, apo t’i sjellin Shqipërisë Ndryshimin. Të dielën, qytetarit shqiptar i duhet të zgjedh cili nga ekipet do të qeverisë Shqipërinë pas 25 prillit. E në fakt në këtë “ndeshje” politike, ekipet nuk kanë të krahasuar. Partia Demokratike shkon në këto zgjedhje tek qytetarët jo vetëm me ekipin më të mirë me profesionistë të fushave të ndryshme si histori suksesi në atë çfarë kanë dhënë, por ndryshe nga kundërshtari dhe me një program real. Ndryshe nga Rama që në vitin 2017 kërkoi timonin dhe tepsinë, e kësaj here të ngjitet në malin e lartë, Lulzim Basha dhe ekipi i tij kanë menduar dhe projektuar një program që pas 25 prillit të sjell zhvillimin dhe integrimin e Shqipërisë. E, si garanci për zbatimin e këtij programi qeverisës, Lulzim Basha si kryeministër ka ekspertët më të mirë vendas si në listën e kandidatëve për deputet dhe jashtë saj. Njëra prej tyre është një emër i rëndësishëm politik dhe publik. Të gjithë e njohin dhe kanë parë tek ajo jo vetëm një oratore ekselente që flet me argumente, por dhe polemisten e zellshme për të mbrojtur argumentet në përballje me kundërshtarët, ashtu dhe në debatet mediatike. Eshtë një personazh që ka një formim të mirë intelektual si dhe nuk i shmanget asnjë lloj debati kur bëhet fjalë për të diskutuar alternativa në të mirë të zhvillimit të vendit e veçanërisht për mbrojtjen e interesit publik.
Quhet Grida Duma, të gjithë e kujtojmë në moderimet e forumeve të formatit “town hall” të Lulzim Bashës gjatë garës për Tiranën në maj 2011 duke spikatur, por pas vitit 2013 kur PD kaloi në opozitë Grida ka qenë një zë i fuqishëm opozitar, jo vetëm duke mbrojtur alternativën e opozitës, por dhe duke denoncuar hapur aferat e qeverisë. Nuk i shmanget asnjë përballje, e gjen në çdo studio televizive sepse Grida di që përmes argumenteve kokëforta në analizën e saj fine, të sfidoj këdo që e kundështon dhe aq më keq mbron këtë mazhorancë të rënë, me zero bilanc qeverisës. E vërteta është që Grida me elekuencën e saj, përmes gjuhës së moderuar, por fakteve të pakundërshtueshme di të fitoj çdo debat në sy të opinionin publik. Veç formimit profesional, fal shkollimit të pandërprerë, specializimeve te ndryshme, Grida Duma ka fituar një eksperincë të vyer pune edhe në sektorin privat, mësidhënie në universitet si dhe në qeverisje për funksionet që ka pasur duke spikatur. Në zgjedhjet e 25 prillit, durrsakja kandidon ngjitur vendlindjes, në Kavajë në bastionin demokrat në listën e PD qarkut Tiranë. Caktimi nga Lulzim Basha i Grida Dumës si drejtuese politike në Kavajë dhe Rrogozhinë është pritur me entuziazëm nga anëtarësia e PD si dhe qytetarët. Ky konstatim erdhi që në momentin kur emri i zonjës Duma u bë publik dhe sot është kthyer në uragan elektoral fal një pune shumë të mirë të saj në bashkëpunim me strukturat e degëve të PD dhe pritet t’i sjell PD një fitore plebishitare më 25 prill. Mbështetëse e PD dhe filozofisë së djathtë, Grida Duma ka gëzuar mbështetjen e anëtarësisë, por dhe lidershipit të PD. Në qeverisjen e PD ka mbajtur detyrën e zv/ministres së Integrimit dhe në vitet në opozitë do të zgjidhej Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun e më pas anëtare e Këshillit Kombëtar dhe e Kryesisë në Partinë Demokratike të Shqipërisë.
Fushata e fitores plebishitare
në Kavajë dhe Rrogozhinë
Kur na ndajnë 4 ditë nga dita e votimit, nga informacionet në terren konfirmohet se Kavaja dhe Rrogozhina kësaj here do t’i japin një shkelm të fuqishëm pushtetit aktual, do të prodhojnë një fitore plebishitare për PD. Eshtë ky informacion që e kanë dhe kundështarët politikë në garë, që i ka tërbuar rilindasit bashkë me bandat e tyre të dalin nga binarët, nga strofulla dhe provokojnë incidentin që ndodhi në zyrën elektorale të PD. Grida Duma është një makineri e vërtet elektorale. Takimet e kandidates për deputete dhe të drejtueses politike të PD në Kavajë dhe Rrogozhinë janë shoqëruar me entuziazëm dhe optimizëm deri më sot duke certifikuar tashmë fitoren e PD më 25 prill ku pritet veçse konfirmimi në kutitë e votimit. Qytetarët i besojnë PD, Lulzim Bashës si kryeministër dhe Grida Dumës si e zgjedhura e tyre në Parlament. Ata kanë besim që Grida si deri më tani do të jetë një derë e hapur për ta, do të ngrejë fortë zërin dhe ndaj qeverisjes së PD, do të vazhdojë të jetë mbrojtëse e interesit publik, do të jap ndihmën e saj për të ndihmuar në zhvillimin ekonomik të kësaj zone me mjaft resurse, sidomos turistike. I mbetet Gridës që pas certifikimit të një rezultati spektakolar në Kavajë dhe Rrogozhinë të japë më të mirën nga vetja në qeverisjen e PD sikurse dhe në ndihmë të zgjedhësve të saj të cilët sot do ti bashkohen masivisht.
Kush është Grida Duma
Ka lindur në 11 qershor 1977 në Durrës, ku përfundoi dhe shkollën e mesme të përgjithshme. Në vitin 1995 – 1999 kryen studimet në Fakultetin e Shkencave Sociale, Departamenti i Filozofisë dhe Sociologjisë, duke u diplomuar në Sociologji. Gjatë kësaj periudhe merr pjesë për tre vite radhazi 1996 – 1998 në Forumin e Përvitshëm për Edukimin Civil për vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, organizuar nga Universiteti i Evropës Qendrore në Budapest, ku fiton dy çmime të para si folësja dhe debatuesja më e mirë, së bashku me publikimet përkatëse në periodikun e universitetit.
Në periudhën 1997 – 1998 ka punuar si koordinatore projekti pranë Këshillit Rinor Shqiptar, dhe në vitet 1999 – 2009 është angazhuar në sektorin privat të ndërtimit si Drejtore Ekzekutive. Në vitet 2002 – 2004 kryen studimet dhe merr titullin Master në Administrim Biznesi nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë dhe nga Universiteti i Nebraskës në Linkoln, SHBA. Në vitin 2006 merr titullin Doktor i Shkencave Ekonomike. Në vitet 2004 – 2008 është lektore me kohë të pjesshme në Departamentin e Menaxhimit të Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, ndërsa në vitin 2007 – 2008 lektore në Departamentin e Sociologjisë të Fakultetit të Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës. Në vitet 2008 – 2011 ka qenë lektore dhe më pas Shefe e Departamentit të Sociologjisë të Fakultetit të Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës. Në këtë periudhë ka qenë edhe lektore në nivelin master shkencor në Shkencat e Komunikimit dhe Menaxhimit pranë Universitetit Evropian të Tiranës si dhe master shkencor në Administrim në Universitetin Marin Barleti. Gjithashtu ka qenë eksperte, udhëheqëse dhe konsulente e një sërë projektesh në fushën e arsimit të organizatave dhe fondacioneve që veprojnë në Shqipëri si OSBE dhe Fondacioni Soros. Karriera e saj përfshin rreth 15 botime shkencore dhe artikuj të paraqitur në konferenca dhe periodikë ndërkombëtare, dhe po aq artikuj dhe publikime me karakter politik dhe social në shqip. Nga tetori 2011 deri shtator 2013 kryen funksionin e Zëvendësministres së Integrimit. Më pas kryen funksionin e pedagoges në Universitetin e Tiranës dhe në Universitetin Evropian të Tiranës. Grida Duma në vitin 2014 është zgjedhur Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun e më pas anëtare e Këshillit Kombëtar dhe e Kryesisë në Partinë Demokratike të Shqipërisë.