Basha: Asgjë nuk do të na ndalë të dalim masivisht dhe të votojmë. Këto janë zgjedhjet më vendimtare sepse vendosin fatin e familjes suaj.
NJOFTIMI PËR TAKIMIN E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, NË LUSHNJE
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është ndalur edhe në qytetin e Lushnjës, i cili është pritur me entuziazëm nga qytetarët e shumtë. Në fjalën e tij, Basha tha se asgjë nuk i ndal shqiptarët të dalim masivisht dhe të votojnë. Lideri i opozitës gjithashtu tha se këto janë zgjedhjet më vendimtare sepse vota për numrin 9 më 25 prilli do të shërbej për t’i dhënë fund tranzicionit dhe është dita e parë për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa.
Më poshtë fjala e plotë e kryetarit të PD para qytetarëve në Lushnje.
Lulzim Basha:
Më 25 prill, të dielën fermerët e Lushnjës, të Myzeqesë të mbarë Shqipërisë, votoni numrin 9! 9 për të çliruar bujqësinë shqiptare që edhe bujqësia e Shqipërisë të ketë të njëjtën mbështetje nga qeveria e ardhshme e Shqipërisë, si ajo e Kosovës, si ajo e Maqedonisë së Veriut. Pra, për t’i kthyer dinjitetin punës tuaj, asnjë pikë djerse mos t’ju shkojë kot. Ndaj e di, e ndjej dhe e dëgjoj përgjigjen tuaj nga Velipoja në Xarë, nga Devolli sot në mëngjes në Myzeqe, ju fermerët shqiptarë do të çliroheni nga ky abuzim 8-vjeçarë. Ju do të keni subvencione, infrastrukturën, tregun, sepse jeni të vendosur më 25 prill fermerët shqiptarë, familjet e tyre votojnë numrin9! 9 për familjen tuaj! 9 për sipërmarrësit lushnjarë ndër më duarartët e Shqipërisë, njerëz të punës, njerëz të mendjes. Kanë duruar mbi vete padrejtësitë e dyfishta, të një pushteti të bërë njësh me bandat dhe të bandave të ardhura në pushtet. 4 ditë, jo, 3 e gjysmë për ta prerë këtë zinxhirë, për ta mbyllur derën e kësaj fatkeqësie, për të hapur bashkë dritën e shpresës, dritën e Europës. Ditën e diel lushnjarët, të rinj, të moshuar, gra, vajza, djem, burra, demokratë dhe socialistë të ndershëm që nuk ju mban më shpirti korrupsionin e kësaj klike. Drejt kutive të votimit, për të zgjedhur ndryshimin, shpresën mbi frikën, bashkimin mbi përçarjen, drejtësinë mbi bandën, të gjithë bashkë duke votuar numrin 9. Cilin? 9 për ndryshim. Të bashkuar të vendosur sepse ky vend i ka të gjitha potencialet. Kjo Lushnje e mrekullueshme, e qytetarisë, e bujqësisë, e agrobiznesit mund dhe do të sigurojë ushqim, zhvillim, punësim, dije. Kjo Lushnje e krenarisë që ka në mesin e saj të tjerë 18 vjeçar, si ai që u largua me motoskaf dhe sot ka themeluar një nga kompanitë më të mëdha të teknologjisë në Europë. Një prej jush, sa Julian ka në këtë bashkim të jashtëzakonshëm? Sa Julian e Juliana ka këtu? Sa Julian ka shqipëria? Ejani, ejani ti presim vargojtë që ju frenojnë o rini e mrekullueshme, që ta shpalosni këtu potencialin, aftësinë, talentin tuaj nga një shtet të së drejtës me drejtësi që nuk i mbron por i ndëshkon politikanët e korruptuar dhe krimin e organizuar të bërë njësh me ta. Ejani bashkë. Europa na e ka shtrirë dorën , unë kam besim tek ju, unë jam krenar për ju, rini e Lushnjës, rini e
Shqipërisë. Fitorja ka zbritur në këtë shesh dhe njësoj si retë e zeza 101 vjet më parë nuk e ndalën dot besëlidhjen e Lushnjës, Kongresin e Lushnjës, po kështu nuk ka asgjë ta ndalë vullnetin e lushnjarëve për të dalë masivisht, masivisht, masivisht në zgjedhjet me pjesëmarrjen më masive popullore. Në zgjedhjet më të rëndësishme ku do të vendoset fati i familjeve tuaja, i fëmijëve tuaj, fati i vendit tonë. Edhe njëherë gjendemi para një udhëkryqi njësoj si 101 vjet më parë forcat që duan të na kthejnë mbrapsht, ta izolojnë Shqipërinë, ta mbajnë larg Bashkimit Evropian për hesapet e tyre, për pushtetin e tij, për pasurinë e tij dh përballë këtij grushti njerëzish dhe një njeriu që e di siç e dini ju të gjithë që të dielën Edi Rama humb dhe Shqipëria fiton. Ndodhet një popull i tërë i sfiduar, i lodhur nga dështimet, i dëshpëruar nga vjedhja e tetë viteve por i vendosur si kurrë më parë për të marrë në dorë fatin e tij me votë, me votë, me votë, me votë ditën e diel duke votuar numrin 9. Numrin 9! Numrin 9! Numrin 9! E kështu vëllezër e motra le të kujtohet 25 Prillin si një tjetër bashkim i madh i cili do të përçojë vite e dekada më vonë një tjetër tregim si ky që ndodhet pas nesh, që para poshtërimit prindërit shqiptarë zgjodhën kurajon, se para largimit rinia lushnjare vendosi të qëndrojë, të luftojë, të arsimohet, të punësohet këtu në Lushnjën e bukur, në Shqipërinë e bekuar nga zoti. Le të rrëfehet, pra, 25 Prilli si dita e fundit e tranzicionit, si dita e parë e Shqipërisë si gjithë Europa. Edhe tre ditë e gjysmë, le të derdhet kjo shpresë, kjo dritë e zemrave tuaja, ky besim, në fitoren e thellë, në ndryshimin e pandalshëm që po vjen në çdo shtëpi të miqve dhe familjarëve tuaj. Derë më derë, zemër më zemër, bashkë për ndryshim! Votoni 9! Votoni 9 për të ardhmen tuaj, votoni 9 për fëmijët tuaj, votoni 9 për ekonominë tuaj, votoni 9 për Shqipërinë si gjithë Europa. Bashkë për Ndryshim! Lushnja Fiton, Shqipëria Fiton!