BallinaKronikeEkzekutimi në Elbasan/Basir Çollaku: Të gjithë e dinë se kujt ishte makina...

Ekzekutimi në Elbasan/Basir Çollaku: Të gjithë e dinë se kujt ishte makina pa targa, veç policia nuk e thotë

Gazetari Basir Çollaku duke komentuar ngjarjen e rëndë të ndodhur në Elbasan ku pati 1 viktimë e 4 të plagosur u shpreh se mund të ketë ardhur e frymëzuar nga deklaratat politike të kujtdo partie, që frymëzojnë grupet kriminale.

Në studion e “Breaking” në Top News, Çollaku kërkoi më tepër profesionalizëm nga ana e policisë dhe prokurorisë për të zbardhur ngjarjen.

“Policia e Prokuroria janë të shtetit dhe jo e pushtetit, drejtuesit duhet ta kenë në konsideratë që kanë për detyrë të  zbatojë ligjin. Elbasani prej vitesh problematik pasi është udhëkryq i rrugës së trafiqeve që kanë gjetur dhe akumuluar pushtet  dhe grupet kriminale kanë gjetur terren, për shkak të mos funksionimit të institucioneve. Keqbërësi nuk ka as targa e as markë politike. Personat e përfshirë janë persona të dyshuar, policia për tu treguar më profesionale duhet të mbledhë më tepër të dhëna”, tha Çollaku.

Ai shtoi se të gjithë e dinë se makina pa targa, ka një targë, një emër, edhe veç policia nuk e di atë. “Menduam se makinat e blinduara ishin të bllokuar nga policia, por jo. Policia nuk e thotë se kujt i takon makina pa targa. Nuk mund ta pranoj se kemi punonjës të paaftë policie, por drejtues të paaftë”, theksoi Çollaku.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular