BallinaPolitikeTabelat në greqisht/Reagon PDIU: Turp, u vunë edhe në zonat shqipfolëse

Tabelat në greqisht/Reagon PDIU: Turp, u vunë edhe në zonat shqipfolëse

spot_img
spot_img

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, PDIU ka reaguar sërish për tabelat në greqisht në jug të Shqipërisë.

PDIU shprehet se respekton komunitetin grek, por se tabelat në greqisht janë vendosur edhe në bashki të banuara kryesisht me shqiptarë. Në deklaratën e PDIU thuhet se mirëkuptojnë tabelat në greqisht në Finiq e në Dropull, por s’mund të kuptohen tabela në gjuhën greke në zona të banuara me shqiptarë si Konispoli, Narta dhe Delvina.

Deklarata e plotë e PDIU:

Po shfrytëzojmë rastin për t’i dhënë përgjigje një gazete dhe politikanëve që sulmojnë deklaratën e PDIU-së për tabelat në jug të vendit. Si parti patriotike në një deklaratë kemi denoncuar faktin që tabelat ishin në gjuhën greke dhe pastaj në gjuhën shqipe dhe përtej dy zonave të njohura si minoritare, që në kohën e Mbretit Zog.

Ndërkohë u akuzuam nga politikanë të papërgjegjshëm dhe të blerë, se deklarata ishte e padrejtë dhe ne po nxisnim edhe mungesën e bashkëjetesës.

Sot po i adresohemi në emër të të gjithë shqiptarëve të Çamërisë. Nëse ka një komunitet që e di se ç’do të thotë të jesh i diskriminuar, por kurrë kokëulur, janë shqiptarët e Çamërisë. Kemi përjetuar gjenocidin, spastrimin etnik, vrasjet e fëmijëve, pleqve, burrave dhe grave, jo me armë në dorë, por me bukë në gojë në shtëpitë e tyre. Ne na shpërngulën me dhunë nga vatrat tona vetëm pse ishim shqiptarë.

Për të gjithë ata që e dinë, apo bëjnë sikur nuk e dinë, zonat minoritare të përcaktuara që në kohën e Mbretit Zog, janë Finiqi dhe Dropulli. Aty kanë gjithë të drejtën që të kenë tabela me dy gjuhë, por gjuha e parë në Shqipëri është gjuha shqipe, pastaj vijnë gjuhët e pakicave.

Asnjë s’mund të thotë sot që tabelat nuk ishin në kundërshtim me ligjin dhe pastaj me integritetin e dinjitetin e çdo shqiptari.

Çfarë donin këto tabela me dy gjuhë dhe në fillim me gjuhën greke në Konispol, në Nartë, në Delvinë, ku nuk janë zona minoritare? Nëse doni që të kuptoni se kush e nxit përçarjen, janë pikërisht akte të tilla në kundërshtim me ligjin, që ngjallin sensibilitete njerëzore e kombëtare.

Prandaj ne i bëmë thirrje qeverisë shqiptare që të mos heshtë dhe të mbyllte sytë. Mësuam që ARRSH dhe Policia ndërhynë. Ne për këtë akt në përputhje me ligjin sot i vlerësojmë, por dje nuk rrinim dot pa u thënë që duhet të bëni detyrën dhe ruani dinjitetin e çdo shqiptari.

Për ndonjërin nga këta politikanë që e ka merak Çamërinë dhe Shpëtim Idrizin, për sa i përket se kush jemi ne çamët në raport me të drejtat e njeriut, por edhe me të drejtat e minoritetit grek. Mos harroni që deputetët e PDIU-së bën të mundur që të realizohej reforma territoriale. Mos harroni që pa votat tona nuk do kishim Bashkinë e Finiqit dhe Bashkinë e Dropullit, të njohura që në vitin 1937. Po sigurisht që pa votat tona nuk do kishim as Bashkinë e Çamërisë, që është Bashkia e Konispolit, e që sot drejtohet nga një çam.

Nëse doni të shikoni se si shkojnë minoritarët dhe shqiptarët e Çamërisë, shkoni shikoni në Konispol, ku janë çdo ditë bashkë. Këta jemi ne.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular