BallinaKryesoreBraktiset Rama/500 socialistë bashkohen me Bashën në Durrës

Braktiset Rama/500 socialistë bashkohen me Bashën në Durrës

spot_img
spot_img

Ndërsa Rama mban monologun e tij të viktimës në fushatën përmbyllëse të Partisë Socialiste, në krahun tjetër duket se socialistët e ndershëm jo vetëm që e po e braktisin me shpejtësi, por po i bashkohen uraganit të ndryshimit që po vjen më 25 prill.

Paralelisht me mitingun e ftohtë të Ramës në Tiranës, kreu i opozitës, Lulzim Basha, por mban mitingun entuziast në Durrës, kur krahas mijërave demokratëve, kanë dalë në krah të tij edhe shumë socialistë. Janë të paktën 500 socialistë që I janë bashkuar Bashës në këtë takim, madje duke mbajtur edhe fjalime, që tregojnë edhe njëherë se humbja jo vetëm në Durrës por në të gjithë Shqipërinë do të jetë e thellë për Ramën dhe klikën e tij të Rilindjes.

‘Vëllezër dhe motra socialistë, mirënjohje që investimi tek ndryshimi.

Shumica dërrmuese e socialistëve, njësoj ai shqiptarët e tjerë, kanë parë se si Rama është bërë bashkë me oligarkët për të zhvatur pasuritë e vendit.

Mijëra familje kaluan dimrin e sytë në çadër për shkak të babëzisë së një grushti pushtetarësh.

Po gënjejnë 110 mijë familje shqiptare dhe pas zgjedhjeve kanë vendosur t’ua prishin shtëpitë.

Skeptikëve u them, shikojeni këtë sallë, janë vëllezërit e motrat tona.

Babëzia e Edi Ramës nuk i ka dalluar as të djathtët as të majtët.

Njësoj nuk do të bëjë dallim mes të djathtëve e të majtëve kur të prishë 110 mijë shtëpi shqiptarësh.

Sot na bashkon vetëdija se Shqipëria nuk ka rrugë tjetër veç ndryshimit dhe ndryshim do të ketë ditën e diel duke u bashkuar për të botuar numrin 9.

Ky nuk është Durrësi i Dakos dhe bandave, por Durrësi juaj, i durrsakëve, i qytetarëve.

Duke votuar nr. 9 ne do të bëjmë të mundur ta çlirojmë Durrësin nga keqqeverisja 8-vjeçare, nga bandat e Dakos dhe nga betonizimi.

Ndryshim për ju nuk do të thotë largim nga puna por largim të atyre që ju kanë trajtuar si skllevër.

Mos kini frikë sepse më 25 prill mbaron koha e Ramës dhe fillon koha e shqiptarëve.

Për 8 vite nuk kemi patur një qeveri të njerëzve.

Sa bij socialishtësh ka larguar me dështimin e tij për të hapur negociatat me BE!

E kam dëgjuar fuqishëm përgjigjen e durrsakëve: nuk ka më asnjë minutë në për Edi Ramën!

Do të jem kryeministër i të gjithë shqiptarëve dhe do të bëj realitet planet e mia të punës, jo për të sjellë mrekulli, por normalitet’

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular