BallinaKryesoreBasha zbulon pikën më të fortë nga programi i PD-së: Sa mandate...

Basha zbulon pikën më të fortë nga programi i PD-së: Sa mandate do fitojmë?! Dallga e ndryshimit do të jetë e madhe

spot_img
spot_img

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha për ‘Frontline’ në ‘News24’ se pika më e fortë e programit të partisë së tij është; ndryshimi.

Ai tha përballë Marsela Karapanços se dallga e ndryshimit do të jetë e madhe. Sipas Bashës, 25 prilli nuk do të jetë betejë për veten apo për Ramën, por për shqiptarët.

Si do ta perfuzionit fushatën?
Kjo nuk është një fushatë për mua apo për Edi Ramën, për PD apo për PS. Këto zgjedhjet janë për shqiptarët. Janë zgjedhjet më të rëndësishme, përjashto ato të ndarjes nga diktatura. Me këto zgjedhje varet fati i Shqipërisë. Do të ngelemi të izoluar apo do të ecim përpara. A do të kemi mundësi që të ndihmojmë fermerët me subvencione? Apo do të vazhdojmë të shikojmë rënien e ekonomisë që ka rënë në një palë duar. Shqiptarët në 25 prill do të shkojnë në kutitë e votimit për veten e tyre dhe familjen e tyre.

Pika më e fortë e programit të PD
Do të veçoje ndryshimin për të cilin është i tyre çdo shqiptar. Ndryshimi do të marrë formë, ekonomia dhe hapa e rrugës drejt BE. Janë të dyja të ndërlidhura. Pa u bërë anëtar i BE s’mund të garantohet as ekonomia, as demokracia, as barazia e qytetarëve. Përkundrazi do të jemi siç kemi qenë këto 8 vite. Një grusht oligarkësh apo kriminelësh. Do të ecim para me procesin e anëtarësimit. Një proces i bllokuar por i mundshëm. Ne jemi shqiptarët që futëm Shqipërinë në Nato, hoqëm vizat dhe së bashku do të hapim rrugët për BE.

Pse duhet t’ju votojnë ju?
Zgjeshja e datës 25 është e thjesht; Edhe 4 vite të tjera si këto 8?! Kur njeriu që kërkon mandati nuk mbajti asnjë premtim. Kur iu kërkohet dhe iu premtohet qytetarëve legalizimi, me vetëdije të plotë thuhet se 110 mijë shqiptarëve do iu prishet shtëpia. Edhe 4 vite të tjera me gënjeshtra dhe mashtrime?! Apo ndryshim. Zgjedhja iu takon shqiptarëve, ndryshimi i takon atyre. Ne kemi treguar rrugën, programi ynë ka ofruar zgjidhje për qytetarët. Ky nuk është vendi i kryeministrit, as i Edi Ramës. Në 25 prill, duke votuar numrin 9, ata do të votojnë për veten e tyre.

Sa mandate do fitoni?
25 prilli do të jetë dita e pjesëmarrjes masive në zgjedhje, për arsyet që thamë, që do të izolohet Shqipëria apo do të ecë ekonomia. Do të kemi rritje ekonomike, apo do të ngecemi në vend dhe do të bëhemi biftek te Nusreti. Në këto javët e fundit janë ngritur në këmbë ata që nuk besonin. Kemi parë socialistë që të dalin hapur për ne. Njerëz që kanë kontribuar për PD në 2017.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular