Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet se kryeministri Edi Rama nuk përballet me të në një debat, pasi nuk ka një përgjigje për shqiptarët se çfarë ka bërë në këtë vend për të vite.
Basha tha se kërkesën për debat nuk e ka bërë për veten e tij, por është një praktikë në vendet perëndimore ku ai që ka qeverisur ka detyrimin të përballet me atë që kandidon për të qeverisur 4 vitet e ardhshme.
Lulzim Basha: Mendoj se për politologët kjo fushatë do të ketë një interes të madh në të ardhmen sepse do të jetë e para në dijeninë time ku kryeministri në ikje merret gjithë kohën me kandidatin për kryeministër dhe nuk ka absolutisht asnjë përgjigje për të vetmen pyetje të cilit duhet ti përgjigjur “Kishe 8 vjet të gjithë pushtetin. Të gjithin! 4 vitet e fundit absolutisht gjithçka dhe nuk mbajte asnjë premtim të vetëm. Çfarë bërë? Pse i shmangesh? E gjitha kjo është një taktik shmangie siç është shmangur dhe kërkesës time për debat.
Tani dua ta sqaroj. Kërkesën për debat nuk e kam bërë për veten time. Por unë për nga formimi, për nga mendësia, për nga kultura që kam, siç kam parë në çdo vend perëndimor, e di që është detyrim i atij që ka qeverisur për 8 vite dhe mua që kërkoj besimin e shqiptarëve për të qeverisur 4 vitet e ardhshme, të ballafaqohemi para shqiptarëve. Ai të shpjegojë çfarë ka bërë 8 vite me premtimet e tij dhe unë të shpjegoj çfarë vizioni kam, çfarë plani ka, çfarë programi.