Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u ka dërguar një mesazh të rinjve, atyre që votojnë për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Meta deklaron se pjesëmarrja e tyre në zgjedhje dhe vota është oksigjen për demokracinë dhe të ardhmen e vendit.
“Të dashur të Reja dhe të Rinj, të cilët votoni për herë të parë!
Shqipëria i ka sytë te Ju!
Pjesëmarrja Juaj masive në zgjedhje dhe vota juaj më 25 Prill është oksigjen për demokracinë dhe të ardhmen e vendit.
Është Ripërtëritja dhe Energjia, që i duhet Shqipërisë të prekur rëndë nga shpopullimi, për t’u ringritur dhe ecur drejt Europës.
Është vendosmëria për përkushtim ndaj vendit me pasion, integritet dhe dashuri!
Është e ardhmja juaj, në Shqipërinë tuaj! 🇦🇱”, deklaron Meta.