KAndidati i deges se PD Vlore Jolio DIne ka denoncuar presionin dhe dhunën psikologjike që po ushtrohet ndaj administratës publike, e cila po kërcënohet me vendin e punës në rast se nuk voton për Partinë Socialiste.
“Me forcën e pushtetit, me presionin e largimit nga puna, Drejtuesit e Institucioneve publike të Sarandës, kanë detyruar sot punonjësit civilë të administratës publike të marrin rrugën për në Vlorë për të marrë pjesë në mitingun përmbyllës të Partisë Socialiste. Partia Demokratike disponon informacion të sigurt se punonjësit janë detyruar të mbushin autobusët e vendosur enkas dhe disa të shkojnë me mjetet e tyre personale në Vlorë.
Më flagrant dhe i paligjshëm bëhet ky urdhër, kur punonjësit e administratës janë detyruar të largohen nga zyrat pa përfunduar orari zyrtar i punës, duke braktisur detyrën shtetërore.
Partia Demokratike denoncon me forcë këtë akt të paprecedent të ushtrimit të presionit ndaj administratës publike. I them sot publikisht, emër për emër, cdo drejtuesi institucioni në Sarandë: “Në datën 26 prill, do të na keni përballë dhe do të përgjigjeni personalisht për këtë që keni bërë sot e gjatë gjithë fushatës elektorale. Në 26 prill Shqipëria dhe Saranda do të cilrohen përfundimisht nga kthetrat tuaja dhe këtë verdikt do ta japin qytetarët përmes votës së tyre ditën e diel”, u shpreh Jolio Dine.