BallinaKryesoreBasha: Ndryshimi është i pandalshëm, sepse është për të ardhmen e tyre....

Basha: Ndryshimi është i pandalshëm, sepse është për të ardhmen e tyre. Njerëzit janë të pandalshëm, e kam parë në sytë e tyre

spot_img

Kreu i PD, Lulzim Basha i ftuar në emisionin ”Zonë e Lirë” të Arjan Çanit ka folur për zgjedhjet e së dielës duke garantuar se ndryshimi tashmë është i pandalshëm.

Sipas Bashës nuk mund të vijohet edhe 4 vite me Ramën, teksa shton se 25 prilli nukës htë i partive, por i shqiptarëve.

Për Bashën, qytetarëve i është rikthyer shpresa, dhe të dielën ripërsërit se do të jetë pjesëmarrja më masive në historinë e zgjedhjeve shqiptare.

PYETJA: Unë jam i pandalshëm sepse pas 8 vjetësh me Edi Ramën në krye të qeverisë Partia Demokratike ka radhën të qeverisë tani më shumë se kurrë. Po apo jo?

Lulzim Basha: Ndryshimi është i pandalshme sepse shqiptarët nuk munden më të vazhdojnë me 4 vite të tjera si këto 8 që kaluan dhe kanë vendosur t’i hapin rrugën ekonomisë të zhvilluar, Shqipërisë anëtare të Bashkimit Europian.

Ajo që do të ndodhë me 25 prill nuk është e partive, është e shqiptarëve, është e familjeve të tyre, për fëmijët e tyre prandaj është e pandalshme sepse Shqipëria, më 25prill Shqipëria do të vendosë për një jetë më të mirë për familjet, për fëmijët dhe për veten e tyre.
Njerëzve ju është kthyer shpresa. Të dielën do kemi pjesmarrjen më të madhe në historinë tonë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular