Policia njoftoi se rreth orës 20:15, në zonën e Alliasit në periferi të Tiranës si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi B. Gj, së bashku me 3 shtetas të tjerë ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta shtetasin J. H.
Në largim e sipër njëri prej 3 shtetasve të paidentifikuar dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Policia thotë se vijon puna për identifikimin dhe kapjen e tyre dhe se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.