Nga Bardh Duraku
Mos të hakërrehemi më kot për fatin e Shqipërisë! Fati i saj kalon përmes secilit prej nesh!
Një popull i kulturuar duhet të shkojë në votime; një popull demokratik duhet të marrë pjesë në procesin e vendimmarrjes së tij; një popull intelektual duhet të peshojë fatin e tij përmes votës sublime!
Pra, kjo është një votë deliberative, më se e nevojshme për të ndrequr a rregulluar, përmirësuar apo progresuar jetesën e secilit prej shqiptarëve!
Ndaj në këtë kontekst vota është një detyrim qytetar, detyrim kombëtar, detyrim kushtetues, detyrim emancipues, detyrim familjar e farefisnor!
Një votë masive, një pjesëmarrje e gjerë sjell veçse pozitivitet. Askush nuk mund ta cenojë pjesëmarrjen masive në zgjedhje!
Edhe nëse faktorë të ndryshëm politik, të pistë deri në palcë, por edhe qytetarë mjeranë të tentojnë të tjetërsojnë votën, sërish nuk do të kenë forcën për ta ndryshuar drejtimin e saj, nëse populli merr pjesë masivisht në votime!
Kështu, çdo shqiptarë me të drejtë vote më 25 Prill duhet të votojë, si një detyrim ndaj vetes ndaj familjes dhe kombit të tij!