BallinaKryesoreMesazhi i Tomor Alizoti për banorët e Beratit, Skraparit, Poliçanit, Dimalit dhe...

Mesazhi i Tomor Alizoti për banorët e Beratit, Skraparit, Poliçanit, Dimalit dhe Kuçovës!

spot_img
spot_img
Të nderuar banorë të Beratit, Skraparit, Poliçanit, Dimalit dhe Kuçovës!
E diela e 25 prillit është një datë e rëndësishme për Shqipërinë.
Nuk është thjesht një garë elektorale. Është një betejë mes së mirës dhe së keqes.
Nga një anë kemi një pushtet të kriminalizuar, që nuk ofron asnjë zgjidhje, që e ka mbajtur vendin peng për 8 vjet me radhë, kurse, nga ana tjetër, kemi një alternativë, me program konkret, për ta nxjerr vendin nga kriza, për të hapur vende të reja pune, për të forcuar ekonominë dhe për të rritur mirëqenien.
Të dashur miq!
Ftesa ime për datën 25 prill është të dilni të gjithë në votime, të merrni familjet dhe të afërmit tuaj, të mos frikësoheni, të jeni të guximshëm dhe ta ndëshkoni të keqen me votë.
Mos u frikësoni! Vota do të numërohet ashtu siç do ta hidhni ju në kutinë e votimit!
Jemi të vendosur për këtë më shumë se kurrë!
Vota për NDRYSHIMIN, për PARTINË DEMOKRATIKE, për Nr. 9 në Fletën e Votimit, është për një Shqipëri më të mirë, për një vend ku mund të jetojnë fëmijët dhe të dashurit tanë, për një vend që ofron mundësi të barabarta për të gjithë.
Shqipëria, atdheu ynë, ka mundësi të jashtëzakonshme për të qenë një vend normal.
Mjafton të ketë në drejtimin e punëve njerëz që e duan dhe që marrin përgjegjësi mbi supe.
Unë besoj tek forca e njerëzve të zakonshëm.
Besoj tek ndryshimi që vjen nëpërmjet votës.
Besoj se Shqipëria mund të bëhet.
Duke votuar të gjithë për Partinë Demokratike, Berati dhe Shqipëria FITON!
Përzemërsisht,
Tomor Alizoti
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular