BallinaOP EDZef Hila është njeri i fjalës, punës dhe besës!

Zef Hila është njeri i fjalës, punës dhe besës!

spot_img
spot_img

Nga Klomentina Drini

Të nderuar Qytetarë të Vau Dejësit , Ndryshimi është në dorën tuaj !
Uroj dhe dëshiroj që vota juaj ti paraprijë ndryshimit, që zgjedhjet e 25 Prillit të jenë një hap përpara për ju dhe Shqipërinë tonë, për të përparuar drejt Integrimit Europian me zgjedhje të lira dhe të ndershme !
Duke ju kujtuar të gjithëve se Lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha, vlerësoi dhe përfaqësoi zonën tonë me përzgjedhjen e Kandidatit për Deputet të Ardhshëm të Kuvendit të Ri të Shqipërisë!
Përvecse është një Politikan që ka Qeverisur për disa vite në Pushtetin Lokal,
Zef Hila është Njeri i Fjalës, Punës dhe Besës !
Puna dhe veprimtaria njerëzore e realizuar gjatë Qeverisjes së tij është pa dyshim burim dhe përfitim i çdo të mire në Juridiksionin e Bashkisë tonë, prandaj përdoreni punën, qëndrimin ndaj punës, si kriter për të dalluar dhe zgjedhur drejtuesin tuaj të fjalës dhe besës, si kriter për të vlerësuar Individin dhe meritat e tij në Kuvendin e Ri të Shqipërisë !
Mos harroni kurrë që puna , fjala e mirë, dashamirësia, ndershmëria, atdhedashuria, solidariteti, respekti për ta mirëkuptuar tjetrin, gatishmëria për ta ndihmuar, këmbëngulja dhe vendosmëria eshte Dinjiteti juaj !
Tinëzite dhe Dinakëritë janë praktika të të paaftëve dhe budallenjëve që nuk kanë aftësi për të qënë të sukseshme duke dalë hapur !
Prandaj ju bëj thirrje të mos nënshtrohemi nga presione të ndryshme, që po ndodhin dita ditës, sepse fuqia e një Populli është shumë më e fortë se ajo e disa Individëve në Pushtet!
Mos u dorezoni, ashtu siç nuk u dorezuam Ne !
Ju jeni shpresa per rindertimin e Besimit dhe bazës së Demokracisë në zonën tonë!
Ju jeni Pushteti, prandaj besoni që keni Pushtet sepse Vota juaj është Pushteti Juaj !
Prandaj Qytetarë të Vau Dejësit, Miq, Kolegë dhe ish-Punonjës të mi, mos e keqpërdorni votën tuaj pasi ky do të jetë një dëm i madh për ju, familjet tuaja dhe vetë vëndin tonë.
Shitja apo blerja e votës është përçmim për dinjitetin njerëzor!
Kush shet votën nuk ka më zë për të kërkuar llogari sepse ka shitur dinjitetin e vet dhe atë të familjes së vet, ndërsa ai qe e blen votën duke përfituar nga varfëria e votuesve nuk është i denjë të përfaqësojë zërin tonë në Kuvendin e Ri të Shqipërisë dhe Shqipëtarëve të lirë !
Jini të Bashkuar, Kini Kurajo dhe Votoni Ndryshimin, sepse vota juaj duhet të jetë e mirëfilltë dhe të ardhmen tuaj ta vendosni ju.
Jini te qartë me vehtën tuaj se kush duhet të jetë në parlament dhe kush duhet të na përfaqësojë, që Kuvendi i Ri t’i ngjajë Shqipërisë dhe Shqipëtarve të lirë, të ketë bujarinë, fjalën dhe besnikërinë ndaj zgjedhësve.
Prandaj Dilni dhe Votoni me 25 Prill !
Votoni Nr 9, Partinë Demokratike , për ndryshimin e Shqipërisë tonë !
Votoni Nr.5, Kandidatin Zef Hila, për ndryshimin e Vendit tonë!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular