BallinaOP ED25 prilli si dite feste

25 prilli si dite feste

spot_img
spot_img

Nga Ledio Braho

Dita e zgjedhjeve, duhet te jete e tille qe te garantoje qe vota e cdo qytetari shqiptar te jete vetjake, e barabartë, e lirë dhe e fshehtë.

Askush nuk duhet te ndjehet nen trysnine e nje vote te shit-blere, apo te premtuar ndaj cdo lloj forme te korrupsionit aktiv te ushtruar nga kushdo. Menyra me e mire te per ndalur nje here e pergjithmone korrupsionin aktiv ne zgjedhje eshte ajo e votimit sipas vullnetit te pavesuar.

Askush nuk duhet te ndjehet i frikesuar nga risite teknologjike te ketyre zgjedhjeve. Ato sherbejne vetem per te garantuar qe zgjedhjet do te jene te lira dhe te ndershme. Ne njesine 10 ne Tirane qe do te votohet ne menyre elektronike eshte krejtesisht e pamundur qe te identifikohet vota, madje eshte sistemi me i mire i mundshem qe ben te pamundur votimin e pavlefshem apo fotografimin e votes. Kamerat ne cdo QV jane garanci per zbatimin e ligjit nga cdo komisioner dhe shmangien e votimit familjar si dhe denimin e kujtdo qe do te tentoje te votoje ne emer te nje qytetari tjeter.

Ndaj, neser, kushdo qe kerkon pergjegjshmeri per 4 vitet e ardhshme, te sigurohet qe do te jape nje vote te vlefshme dhe te lire.

Tashme eshte momenti qe dita e zgjedhjeve te konsiderohet dite feste e jo dite presioni e korrupsioni.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular