Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, ka bërë me dije se është normalizuar situata me aplikacionin e KQZ-së, për të cilin më herët tha se ishte sulmuar, ndaj edhe informacionet lidhur me votimet ishin të pakta.
Në një postim në Twitter, Celibashi shkruan:
📌Normalizohet situata me aplikacionin KQZ.
Rifillojnë raportimet për pjesëmarrjen dhe mbi ecurinë e votimit nëpërmjet aplikacionit KQZ.