Përfundon procesi i votimit në burgun e Drenovës në Korçë. Në total nga 465 të dënuar, kanë votuar 110 të dënuar, ndërkohë që 183 të tjerë nuk kanë mundur dot. Kjo pasi i ka kapur ligji i dekriminalizimit.
Po ashtu mësohet se 158 të tjerë nuk kanë votuar sepse s’kanë qenë të pajisur me karta identiteti dhe për shkak të pamundësisë ekonomike nuk kanë mundur të aplikojnë për mjetin e identifikimit.
Kujtojmë se procesi i votimit në mbarë vendin përfundon në orën 19:00.