BallinaPolitikeVotimi elektronik në Tiranë/Nora Malaj: Shumë i thjeshtë për të rinjtë, i...

Votimi elektronik në Tiranë/Nora Malaj: Shumë i thjeshtë për të rinjtë, i vështirë për të moshuarit. Ka pasur patronazhistë që…

spot_img
spot_img

Kandidatja për deputete e LSI në Tiranë, Nora Malaj për mikrofonin e News24 ka folur për votimin dhe numërimin elektronik tek Njësia Nr. 10 në Tiranë.

Malaj thotë se votimi elektronik ishte shumë i thjeshtë e praktik për të rinjtë, por i vështirë për të moshuarit.

Ajo thotë se 25 prilli ka qenë një nga ditët më të bukura të saj, për shkak të pjesëmarrjes masive në votime, madje shumë të rinj e familjare të rinj që shkonin në votime me fëmijët e tyre.

Malaj thekson se në disa shkolla ka pasur patronazhistë që kanë tentuar të kryejnë detyrë deri në raste ekstreme.

 

 

‘’Me gjithë produktin që ka, po procedohet në rregull. Është proces i avashëm se pajisjet janë dhe të kushtueshme, duan kujdes.

Edhe komisionerët dhe vëzhguesit, përfaqësuesit janë pjesëmarrës. Mendoj që për 1 orë përfundon dorëzimi i materialit, më pas në orën 8 hapet procedura, shumë e shpejtë, do të jetë rezultat online.

Edhe vetë votimi ka qenë online, që ishte shumë interesant, shumë praktik, i thjeshtë për të rinjtë, i vëeshtirë për të moshuarit. Ajo që kam unë, ka qenë një nga ditët më të bukura, votimi ka qenë masiv, qytetar, ka pasur jo vetëm qytetar 18 vjeç e sipër, por të rritur, familjarë të rinj ishin me fëmijët e tyre, rrallë e kisha parë këtë skenë, masivitet që qytetarët kishin nevojë.

Të gjitha qendrat ishin të mirëmenaxhuara. Ka pasur partonazhistë që kërkonin ta kryenin detyrën në raste ekstreme. Situata të kalueshme dhe të reklamuara.’’- tha Malaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular