Është mbyllur procesi i votimit edhe në Kolonjë, raportohet se fituese ka dalë Partia Socialiste me 3666 vota.
Kjo mund të konsiderohet si një fitore e thellë ndaj PD-së e cila ka arritur të marrë 2299 vota.
Ndërkohë partia Lëvizja Socialiste për Integrim ka arritur të sigurojë 768 vota.
Deri tani procesi i numërimit ka përfunduar në disa bashki të vogla siç janë : bashkia minoritare e Pustecit që e mbylli e para procesin e numërimit, bashkia Himarë, Këlcyrë, Memaliaj , Has dhe Tropojë.
Rezultati është si më poshtë:
Partia Socialiste – 3666 vota
Partia Demokratike – 2299 vota
Lëvizja Socialiste për Integrim – 768 vota