BallinaBotaReuters citon kryediplomatin gjerman: “Shkëputja” nga Kina do të ishte e gabuar

Reuters citon kryediplomatin gjerman: “Shkëputja” nga Kina do të ishte e gabuar

spot_img
spot_img

Sipas njoftimit të agjencisë Reuters, pala gjermane tha ditët e fundit se pavarësisht shumë mosmarrëveshjeve, BE-ja ka nevojë të mbajë kontakte me Kinën dhe jo të zgjedhë qasjen izoluese.

Para video-takimit me homologun kinez Wang Yi, ministri i Jashtëm i Gjermanisë Heiko Maas tha: “Në BE, e përshkruajmë Kinën paralelisht si partner, konkurrent dhe rival sistemik.” Duke iu referuar fjalëve të tij, Reuters njoftoi: “Në këtë tre aspekte, kemi nevojë të krijojmë me Pekinin kanale të forta dhe të vazhdueshme të shkëmbimeve. Shkëputja është e gabuar.”

Paralajmërimi nga Berlini është në përputhje me qëndrimin konsekuent të Pekinit, d.m.th., kundërshton ndërprerjen e kontakteve me vendet e tjera, përfshirë Kinën, pavarësisht nga mospajtimet midis tyre.

Në njoftimin e Reuters-it thuhet se gjatë takimit të mëvonshëm me Maas, Wang Yi tha se marrëdhëniet kino-gjermane janë zhvilluar të qëndrueshme qysh nga viti 2020. Si ekonomi kryesore, të dyja palët duhet të bojkotojnë bashkërisht regresin për “shkëputjen e marrëdhënieve” dhe të mbrojnë së bashku qëndrueshmërinë e zinxhirit global të industrisë dhe të furnizimit. Pala kineze nuk miraton ndarjen e botës përsëri me ideologji, kundërvënien e re midis grupeve dhe kundërshton formimin e “rrethit të vogël”, “luftën e re të ftohtë” si dhe sanksionet e njëanshme në bazë të informacioneve të rreme.

Maas tha se pala gjermane u kushton rëndësi të madhe marrëdhënieve me Kinën dhe dëshiron të projektojë më shumë agjenda pozitive për bashkëpunimin dypalësh dhe të nxitë zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve, duke shfrytëzuar rastin e 50-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike gjermano-kineze. Pala gjermane është e mendimit se “shkëputja” nuk përputhet me interesat e asnjë pale dhe është e gatshme të ruajë kontaktet e shkëmbime të ngushta me palën kineze në punët shumëpalëshe dhe ndërkombëtare, që të përballojnë bashkërisht problemet dhe sfidat botërore. (Wang Lei/ Albana)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular