BallinaAktualitetRezultatet/Përfundon numërimi në bashkitë e Kuçovës dhe Dimalit, në Berat mbeten edhe...

Rezultatet/Përfundon numërimi në bashkitë e Kuçovës dhe Dimalit, në Berat mbeten edhe dy kuti në proces

spot_img
spot_img

Ka përfunduar procesi i numërimit në bashkitë e Kuçovës dhe Dimalit. Gazetarja Eneida Petova, raportoi për “BalkanWeb”, se në Bashkinë e Kuçovës fituese është shpallur Partia Socialiste me 9.399 vota, Partia Demokratike me 5.358 vota dhe Lëvizja Socialiste për Integrim me 1.603.

Sa i përket Bashkisë së Dimalit, fituese ka rezultuar Partia Socialiste me 7.326 vota, Partia Demokratike me 4.993 vota dhe Lëvizja Socialiste për Integrim me 797 vota. Ndërsa në Bashkinë e Beratit, kur mbeten edhe dy kuti për t’u numëruar, Partia Socialiste ka siguruar 41.924 vota, Partia Demokratike 22.803 vota dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, 8.367 vota.

Sipas projeksioneve, Partia Socialiste në këtë qark fiton 5 mandate, Partia Demokratike mbetet me 2, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim nuk siguron asnjë mandat.

Dimal. KZAZ 63 (47 QV):
PS- 7326.
PD- 4993.

LSI- 797.

Kuçovë. KZAZ 64 (47 QV):
PS- 9399.
PD- 5358.
LSI- 1603.

Rezultatet e qarkut Berat, kur ngelen edhe 2 kuti ne total për tu numëruar janë:
PS- 41924.
PD- 22803.
LSI- 8367.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular