Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Qarkun e Gjirokastrës, ku sipas të dhënave zyrtare nga KQZ fituese rezulton Partia Socialiste me 24 531 vota, ose 53.83%.
Në vend të dytë renditet Partia Demokratike me 13 971 vota, ndërkohë që LSI ka arritur të sigurojë 5778 vota, por pa mundur të sigurojë një mandat në këtë qark.
Të përkthyera në mandate, rezultati i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit në Gjirokastër i jep Partisë Socialiste 3 mandate dhe Partisë Demokratike 1 mandat.