BallinaAktualitet“Ju jeni anonim që askush nuk ju njeh”/ Sherr dhe ofendime, kandidati...

“Ju jeni anonim që askush nuk ju njeh”/ Sherr dhe ofendime, kandidati i VV-së largohet nga studio (VIDEO)

spot_img
spot_img

“Breaking” në një maratonë zgjedhore ka pasur të ftuar në studio dhe lidhje nga jashtë për të diskutuar çdo ngjarje në kohë reale.

Një ditë më parë, i ftuar në studio ishte kandidati i pavarur, Bojken Abazi, por në një lidhje direkte me gazetarin Bledi Mane situata agravoi deri në largimin e Abazit nga studio.

Bojken Abazi ishte duke shprehur shqetësimin e tij për vjedhjen e votave dhe se në njësitë e numërimit nuk lejoheshin nga komisionerët vëzhguesit

Ndërkohë që Mane në lidhje direkte diskuton dhe hedh poshtë gjithë teorinë e Abazit: “Meqenëse keni të ftuar kandidatin e pavarur të Vetëvendosjes, po i them diçka në fletëvotimin që votuan në Gjirokastër dhe Lëvizja e Vetëvendosjes kishte një kandidat që ishte numri i fundit fare por pashë logon e Vetëvendosjes mesa më kujtohet, nuk e di është lojë e dyfishtë, kandidatë të pavarur, por ndërkohë kanë edhe një subjekt politik Vetëvendosja.

Ndërhyn Abazi: “Ne e kemi shpjeguar publikisht që jemi formalisht të pavarur dhe përmbajtës të Vetvendosjes.

Mane i drejtohet sërish me tone të larta: “Na dilni në rrugë me Albin Kurtin kryetarin e Vetëvendosjes ndërkohë që në fletën e votimit na dilni të pavarur.

Njerëzit nuk e gjenin dot se ku ishte vetëvendosja në fletën e votimit. Në trurin tim edhe në trurin e shumë shqiptarëve të tjerë më tepër ishin si misionarë fetare sesa të një force politike.

Desha t’ju them, unë zotërisë në fjalë ja kam dëgjuar emrin njëherë ose dy herë në media, por asnjë nga shqiptarët nuk e dinë, çfarë profesioni ka ai, çfarë kontributesh ka dhënë që sot na dalin në TV e na thonë që na kanë vjedhur votën.

Kolegu gazetar kishte bërë një status interesant dhe akuzonte këtë zotërinë që keni në studio, pretendon se i kanë vjedhur votat dhe i duheshin minimumi 11 mijë e 200 vota në qarkun e Tiranës. Pra zotërisë na i paskan vjedhur 11 mijë vota, gjë që nuk ka ndodhur në gjithë historikun, është një shumë e madhe votash.

Më kanë vjedhur vota, të dëgjosh Bojken me këtë refren është… Bojken të lutem ndryshe nga Tom Doshi që u bë faktor politik një njeri që ka nam të mirë e të keq në politik, ju jeni anonim që askush nuk ju njeh. Ju jeni disa makineta të vogla…

Ndërhyn Bojken: “Keni më ofendime do zbrazeni akoma apo ta bëjmë muhabetin serioz tani?

Jo se kemi rënë nga qielli se ne nuk e kemi mendjen tek postet te paraja por e kemi mendjen te parimet, prandaj ju futem kësaj pune. Ju jeni PR ne merremi me përmbajtjen, ne iu tregojmë njerëzve të vërtetën, kush është dakord me këto parime angazhohet, nuk kemi hallin te PR”.

Mane vazhdon përsëri: “Bojken e di si mu duke në një moment si dëshmitar i Jehovait që troket në 20 dyer edhe kujton se të 200 familjet do të votojnë dëshmitarin e Jehovait.

Kosova në këtë kohë pandemie është vendi më i goditur edhe vendi që ka marrë më pak vaksina.

Një kryeministër që lë vendin e vet dhe vjen të bëjë fushatë ty, e imagjinon dot të vijë këtu në shtëpinë time e të flas për suvanë edhe për lyerjen. Albin Kurti dështoi siç dështoi Ilir Meta!

Abazi i kthehet përsëri: Ju nuk keni minimumin e etikës, unë nuk e dija që do ishit ju… Të më kishte thënë gazetarja që do ishit ju nuk do kisha ardhur! Ju më ftuat sot për intervistë, kjo doli surprizë

Mane: “Kërkon vota e mandate nuk do të ballafaqohesh me gazetarët?!”

Është ofenduese mos pranosh këtë ballafaqim…

Gjatë këtij diskutimi Bojken Abazi ngrihet dhe ikën i irrituar nga studio me shkakun se kishte ndodhur një sherr në KZAZ.

“Sapo po më raportojnë nga KZAZ nr 30 policia është duke rrahur në mes të rrugës vëzhgues, ika zonjë, zgjedhjet janë të shkëlqyera…Këtu janë duke u rrahur”

Ndërsa Mane qesh dhe me ironi shton: “I ka çuar mesazh Albini të largohet nga studio”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular