BallinaAktualitetBilanci ditor i Covid: Ja sa viktima dhe te infektuar jane në...

Bilanci ditor i Covid: Ja sa viktima dhe te infektuar jane në 24 orët e fundit

spot_img
spot_img

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 4 viktima nga Covid-19 në vendin tonë.

Ndërkohë, janë shënuar 130 raste të reja nga 2839 testime.

Të shëruarit në 24 orët e fundit janë 698.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë: 2839 testime, 698 të shëruar, 130 raste të reja dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2389 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 130 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 28 raste në Tiranë, 15 raste në Durrës, 12 raste në Korçë, 9 raste në Gjirokastër, 8 raste në Sarandë, 7 raste në Shkodër, Devoll, 6 raste në Fier, Skrapar, 4 raste në Vlorë,  Pogradec, 2 raste në Krujë, Kukës, Lezhë, Lushnje, Mirditë,  Mallakastër, Kamëz, Kuçovë, Vorë, 1 rast në Pukë, Mat, Dibër, Malësi e Madhe, Gramsh, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 698 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 107,163 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 142 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor 4 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Përmeti, të moshave 53- 82 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (27 Prill 2021)

Raste të reja ditore        130

Të shëruar në 24 orë      698

Të shtruar në spitale      147

Humbje jete në 24 orë   4

Testime ditore                2839

Testime totale             630,822

Raste pozitive             130,736

Raste të shëruara       107,163

Raste Aktive                 21,190

Humbje jete                  2,383

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   16661

Fier      1686

Durrës  575

Shkodër      559

Korçë    483

Gjirokastër   365

Vlorë    272

Elbasan   126

Kukës     186

Dibër    123

Berat       101

Lezhë     53.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular