Mbretëria britanike ka njoftuar se është prodhuar monedha e artë që peshon hiq më pak se 10 kilogramë, dhe që është monedha më e rëndë që ndonjëherë është prodhuar, shkruan The Guardian.
Në monedhë është fotografia e mbretëreshës Elizabeth II dhe quhet “Queens’s Beasts coin”, e për ta prodhuar janë nevojitur 400 orë punë, që mbretëresha e ka cilësuar si “madhështore” pas plotë katër ditëve duke e bërë të shndris.
Kjo monedhë tashmë është shitur, kurse pallati mbretëror nuk ka dhënë detaje për shitjen apo blerësin, duke theksuar se monedha e përmasave të tilla dhe cilësisë do të mund të arrinte çmimin gjashtëshifror.
Ajo është 20 centimetra e gjerë dhe është bërë nga ekspertët më të mirë – duke kombinuar aftësitë tradicionale me teknologjinë inovative.