(Video)/Klevis Balliu: Arrestim im është politik, s’më lanë të shkoj në spital

0
458

sh deputeti i PD, Klevis Balliu i cili sot doli para trupit gjykues për masë arresti, ka treguar se me një urdhër të dytë, sipas tij policia nuk ka lënë mjekët për ta dërguar atë në spital.

Ndërsa e konsideron politik, arrestimin e tij, Balliu thotë se në komisariat nuk mund të shihte për shkak të gazit të përdorur nga forcat e rendit në protestën te Unaza e Re, e jo më të dhunonte punonjesit e policisë.

“Dhe policia pasi pranoi dhe më nxorën deri te dera, cuditërisht pas një urdhri të dytë të ardhur përsëri nga larg më rikthyen brenda dhe nuk lanë dokotrët që unë të shkoja te spitali. Dhe kontrolloni kamerat, kur dy oficerë të policisë ka rrezik edhe ky që paska qenë me krahë të thyer, qenka kaq i mirë sa dhe me krahë të thyer më ndihmonte mua të ecja se nk shihja për shkak të gazit, më thoni ju si mund t’i thyej krahun unë një personi kur unë nuk shoh nga sytë.

Të jeni të sigurtë se këto janë hapat e para të arrestimeve politike të babait shpirtëror të këtij që kemi sot në qeveri, por pa merak se shumë shpejt do vijë Lulzim Basha e do i heqë qafe një e nga një.” – Është shprehur Balliu para trupit gjykues.

Ndaj ish-deputetit demokrat Klevis Balliu, organi i akuzës ka kërkuar masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’.