Ka ndërruar jetë për shkak të Covid-19, aktori Guljelm Radoja. Raportohet se aktori ishte futur në intubim në spitalin “Shefqet Ndroqi” në kryeqytet që prej ditës së djeshme, por nuk ka mundur të mbijetojë.
Pak minuta më parë, djali i tij, Redi Radoja ka publikuar një mesazh prekës për të atin.
“Pushofsh në paqe bab! Do ndrijnë akoma sytë e tu mbi ballin e vajzës, djalit, mbesave dhe nipit të vogël”, shkruan Red Radoja.