Nga Nexhbedin Basha
Gazetar
Ibrahim Hidri, është vetëm 14 vjeç dhe është bërë heroi i ditës si nxënësi i shkollës së New Yourk Basic Education, si kampion brenda dhe jashtë vendit në kampionatin e artit marcial “Tae Këon Do”. Në fundjavën e shkuar, djali i ushtarakut Pëllumb Hidri është fitues 2 vite rradhazi i kupës së performancës më të mirë në grupmoshën “Kadet në sportin “Tae Këon Do”, si dhe shpallet për të shtatin vit radhazi si kampion i vendit të parë me medalje ari në kategorinë e grupmoshës së tij Kadet.
Kjo qe spuntoja fillestare për të mësuar më shumë mbi Ibrahimin. Nga takimi me të mësova se ai është pjesëmarrës në të gjitha aktivitetet e këtij sporti të trajtuara brenda dhe jashtë vendit, si në Shqipëri, Bullgari, Maqedoni, Greqi, Mal i Zi dhe Kosovë .
Djali nga Burreli, i biri i Pëllumbit, oficer në strukturat e Forcave të Armatosura, me sukseset e arritura ka bërë krenar jo vetëm familjen e tij, nxënësit e shkollës, por edhe Shqipërinë, i cili ka arritur të rrëmbejë me pjesmarjen e tij në të gjitha aktivitetet e këtij sporti të trajtuara brenda dhe jashtë vendit medalje te vendit te tretë, të dytë dhe më së shumti të parë.
Ibrahimi është marrë edhe me sporte të tjera si mundje profesioniste, atletike, Basketboll, MMA, Futboll etj.
Ibrahimi, i cili ka përfaqësuar denjësisht, Shqipërinë në disa kampionate ballkanike e Europiane, është shumë modest në të shpjeguarit se si ka arritur në atë stad,me shumë stërvitje mund përpjekje dhe sigurisht ndërthurje disiplinash. Kjo arritje e ka fillesën kur ai ishtë vetëm 5 vjeç.
AMBICJA E IBRAHIMIT, TË BËHEM NJË “XHEKI CAN SHQIPTAR”
Kur e pyesim, se nga të buron gjithë kjo energji ? Me modesti shpjegon se;
-Tre gjëra për mua janë të rëndësishme: pasioni, vullneti për t’u marrë me sport dhe tjetra, jo e fundit për nga rëndësia, mbështetja dhe inkurajimi i familjes time në këtë rrugëtim dhe veçanërisht, ndihmesa e dhënë nga babai si ushtarak, i cili shërben në reparte elite të FA-së, siç janë komandot.
“Që fëmijë,- shpjegon ai,- më pëlqente të shikoja filma me Çaknoris, Orenco Lamo, Rroki Balbo, Xheki Can e të tjerë filma me arte marciale, e shumë të tjerë dhe fillova t’i imitoja kur luanim me shokët. Por imitimin e parë e mora te modeli im Babai im që ndër vite ka qenë kampion, sportist, trajnes dhe Gjykatës i kësaj disipline. Sa më shumë i imitoja, aq më shumë më hynë në zemër dhe kështu nga një dashamirës i këtij sporti u përfshiva vetë në të. Natyrisht që qenia e babit oficer në ushtri ka qenë një nxitje, inkurajim pse jo dhe shtysë e fuqishme për t’u përfshirë plotësisht në këtë sport të vështirë, të rrezikshëm, por i bukur me të cilin e shoh të lidhur karrierën dhe të ardhmen, duke u bërë një “Xheki Can shqipëtar” Kur e pyes se çfarë përfaqëson për ty ky sport? Ibrahimi thotë se: “Sporti Taekëondo”, është emri i artit marcial i kthyer në sport modern ndërkombëtar që është ushtruar prej rreth 20 shekujsh në Kore. Tipari kryesor i Taekëondo është luftimi i lirë, Taë Këon Do do të thotë kombinim i dorës dhe i këmbës në harmoni me mendjen”.
Ibrahimi është një fëmijë me energji pozitive, i talentuar dhe ambicioz në stërvitje.
TRANIERJA (ZHEGU) KASA: “SPORTISTI HIDRI ME PERFORMANCËN DHE KARRIERËN NË NGJITJE PREMTUES PËR NJË GJENI NË “TAE KWON DO”
Trajnerja e tij Arjola (Zhegu) Kasa sheh tek Ibrahimi, sportistin e së ardhmes, pse jo instruktorin dhe profesorin e këtij sporti mbas shumë vitesh, sigurisht duke ecur me këtë rritëm.
“Ibrahimi,- thotë ajo,- ka disa shenja të një personi që ka një dhunti në këtë sport, është i talentuar, unik në llojin e vet, i përkushtuat, inteligjent dhe i vëmendshëm, veti të cilat i ka shfaqur në stërvitje dhe në kampionate kombëtare e ndërkombëtare ku kemi marrë pjesë.” Ajo duke qenë krenar me atë çka arritur sportisti i saj, që është trajnerja e tij për shumë vite pa harruar Trajnerin pararendës Artan Mema, nuk fsheh të na renditë disa nga ndeshjet e zhvilluara dhe fitoret e merituar nga Ibrahim. Disa nga aktivitetet ku Ibrahimi ka shfaqur performancë të mirë janë: Kupa e Shqipërisë 2018, 2019, 2020, Five’s Top Tirana Open, Six’s Top Tirana Open, Seven’th Top Tirana Open, Takëondo Albania open G1 Tirana Trophe 2017, Tirana, Trophe 2018, Tirana Trophe 2019, Kupa e Shqipërisë, pa anashkaluar aspak ndeshjet e shkëlqyera ndërkombëtare të zhvilluara në Bullgari, Maqedoni, Greqi, Mal i Zi dhe Kosovë dhe të tjera aktivitete të shumta. Së fundmi çertifikohet edhe në Rripin e Zi 1 Dan.
Ibrahimi është marrë dhe ka pasion edhe sporte të tjera si mundje profesioniste me të cilën është marrë 3 vite, atletike një vit, Basketboll 2 vite, MMA 2vite, Futboll 1 vit e të tjera sporte. Me të gjitha këto medalje ari dhe argjendi të fituara në Ballkan dhe Europë, ka arritur të bëhet lajmi i ditës dhe krenaria e Shqipërisë. Njerëz të talentuar si Ibrahimi duhen inkurajuar dhe mbështetur në karrierën sportive pasi vetë rezultatet, talenti i shfaqur nënkupton se te shpirti i tij i garës prej modesti manifestohet vetëbesim për ta ushtruar këtë sport dhe të bëhet kënaqësia e tij shpirtërore. Ibrahimi me përformancën që ka dhe karrierën në ngjitje, ka mundësi të bëhet një gjeni në këtë sport të bukur. I urojmë sukses në kampionatin botëror, që do të zhvillohet së shpejti në Mal të Zi, Serbi e të tjerë.
Pyetjes drejtuar trajneres, se çdo të thotë të ngresh një fëmijë të talentuar? Trajnerja përgjigjet se: “Talenti i lindur potencial i fëmijës varet nga prindërit e tij. Kur të rriturit përpiqen të trajtojnë pasardhësit e tyre si vazhdimësi të vetes, ata kërkojnë shumë dhe japin qëndrime shumë intensive. Pastaj fëmija nuk zhvillohet dhe nuk formon nevojat e tij, por vetëm plotëson ëndrrat e paplotësuara dhe dëshirat e paplotësuara të nënës dhe babait të tij, ose ripërsërit sukseset dhe arritjet e tyre. Prandaj, për të ngritur një fëmijë të talentuar, duhet të dëgjojmë se çfarë i intereson atij”. Ajo nënvizon faktin se familja e Ibrahimit e ka mbështetur atë dhe besoj se do të bëhet një sportist i talentuar. Ai është në klasë të 8-të, shkolla private “Neë York Basic Education”, nxënës shumë i mirë në mësime. Talenti i tij është marrja me sportet marciale.
Është shpallur sportisti më i mirë Shqipërisë. Po përgatitet edhe për një sfidë tjetër, për kampionat botëror që zhvillohet në Bullgari.
Ai është në ekipin “Tirana Tkd”, prej 4 vjetësh, por prej 9 vjetësh e ushtron me dëshirë këtë sport dhe që stërvitet, ku për të cilën ka pasur edhe mbështetjen e babait të tij ushtarak në karrierë.