Bëhen plot 2 vjet nga ngjarja tragjike, që i mori jetën dy ushtarakëve shqiptar me shërbim në bazën e NATO-së në Letoni. Nëntetarja, Zarife Hasanaj dhe majori, Klodian Tanushi, me detyrë Komandanti i kontingjentit shqiptar të asgjësimit të municioneve dhe lëndëve eksplozive, në misionin e NATO humbën jetën pas shpërthimit të një mine.
Nga shpërthimi i ndodhur gjatë asgjësimit të municionit luftarak, në mëngjesin e datës 6 maj 2019, mbeti i plagosur edhe rreshteri Julian Kapaj, ekspert i EOD, i cili i mbijetoi tragjedisë dhe vijon të jetë efektiv i FA.
I mbijetuari tragjedisë së Letonisë rreshteri Julian Kapaj ka përkujtuar dy kolegët e ndjerë që nuk jetojnë përmes një mesazhi në facebook.
“Shpirti i vëllait. Sot bëhen 2 vite pa ty . Lavdi Dëshmorit të Atdheut Klodian Tanushi dhe motrës Zarife Hasanaj. Ju qoftë dheu i lehtë ! Do jeni përherë në zemrën time” !”. /