BallinaKronikeVrasja e Xhuvanit mund të shmangej/ Detaje të reja nga hetimi: Nëse...

Vrasja e Xhuvanit mund të shmangej/ Detaje të reja nga hetimi: Nëse oficerët në vendngjarje do të reagonin më shpejt, atëherë…

spot_img
spot_img

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka nisur zyrtarisht procedim penal ndaj dy zëvendësdrejtorëve të Policisë së Elbasanit, Albert Nushi dhe Niko Palla, që ishin prezentë në momentin kur u ekzekutua Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 të tjerë

Gjithashtu në hetim janë edhe disa efektivëve të patrullës së Policisë, që po ashtu ndodheshin në vendin e ngjarjes. Burimet që konfirmuan lajmin e nisjes së hetimeve ndaj zyrtarëve të lartë në Policinë e Elbasanit thanë se hetuesit besojnë që vrasja mund të ishte shmangur nëse do të kishte pasur reagim më të shpejtë nga ana e zyrtarëve që ndodheshin në vendin e ngjarjes kur ndodhi krimi. Të njëjtat burime thanë dje se janë më shumë se 10 punonjës Policie, si dhe dy zëvendësdrejtorët që tashmë janë në hetim nga SHÇBA-ja, që po vepron në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit.

NGJARJA

Zv.prokurori i Elbasanit, Alfred Shehu, gjatë seancës për masën e sigurisë, deklaroi se ditën e ngjarjes, më 21 prill 2021, Arjan Hoxha, ish-zyrtar i lartë Policie, i cili ishte shefi i sigurisë së shtabit për mbrojtjen e votës në Partinë Demokratike, ka telefonuar në Policinë e Elbasanit dhe ka pretenduar se kishin dyshime që një qytetar i quajtur Mehmet Greca ishte duke shpërndarë para në këmbim të votës në lagjen “5 Maji”, në Elbasan. Për këtë arsye ata e kanë bllokuar automjetin pa targa, me të cilin lëvizte ky person, i kanë marrë çelësin dhe nuk e kanë lënë të lëvizte.

Prokuroria deklaron se pak minuta më vonë në vendin e ngjarjes mbërrijnë një numër i lartë i forcave “Shqiponja”, si dhe dy zv.drejtorët e Policisë së Elbasanit, që po kryenin verifikimet për rastin në fjalë. Sipas prokurorit, papritmas, pa e saktësuar se si dhe në çfarë rrethanash, janë dëgjuar të shtëna armësh dhe ka mbetur i pajetë Pjerin Xhuvani, ndërkohë janë plagosur edhe 4 persona të tjerë. Prokuroria thotë se autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje është Arbër Paplekaj, ish-efektiv i forcave speciale RENEA. Po sipas kërkesës së Prokurorisë së Elbasanit, thuhet se Paplekaj, në momentin që po largohej nga vendi i ngjarjes, i ka vënë pistoletën në kokë një qytetari, i cili ishte me të atin, i ka marrë automjetin dhe është larguar në drejtim të repartit të forcave RENEA, në Tiranë, ku është vetëdorëzuar.

Për këtë arsye, ndaj Arbër Paplekajt është ngritur edhe akuza e vjedhjes me armë. Në kërkesën e Prokurorisë thuhet se është shpallur në kërkim Klement Xhaferri, i cili rezulton se ka qenë i pranishëm në ngjarje dhe prokuroria e akuzon për “Vrasje në rrethana cilësuese”, e mbetur në tentativë, në dëm të disa personave.

PROVAT NE MAKINA

Në automjetin e Mehmet Grecës është gjetur një listë me emrat e disa personave, të shënuar me shkrim dore dhe emrat e patronazhistëve, por nuk janë gjetur karta identiteti apo para. Ndërkohë, në automjetin e shtetasit Klement Xhaferri, i cili ka ardhur në vendin e ngjarjes në ndihmë të Mehmet Grecës bashkë me një grup personash, përfshirë edhe viktimën Pjerin Xhuvani, janë gjetur dhe sekuestruar 19 fotokopje kartash identiteti, si dhe disa sende të tjera të paligjshme.

Në sallën e gjyqit Prokuroria deklaroi se ka sekuestruar dhe pamjet filmike të celularëve të personave të pranishëm në vendin e ngjarjes, përfshirë edhe të të arrestuarve. Po kështu, në sallë u deklarua se janë gjetur edhe dy serverë kamerash sigurie në dy banesa, ku është ushtruar kontroll për gjetjen dhe arrestimin e Klement Xhaferrit, i cili në fakt vazhdon të jetë në kërkim.

Personi tjetër i arrestuar, Eljo Beko, sipas Prokurorisë ka tentuar të fshehë të vërtetën, pasi në momentet e para nuk pranoi që automjeti në pronësi të firmës së tij i ishte dhënë në përdorim Klement Xhaferrit. Ndërkohë, as gjatë zhvillimit të seancës për masën e sigurisë Prokuroria nuk i dha përgjigje pyetjes se kush ka qëlluar i pari dhe ndaj kujt.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular