Personi që shihni në këtë foto është Liljana Buzo, 54 vjeçarja nga Elbasani, e cila u vra me kallashnikov pranë gjykatës së Elbasanit nga bashkëshorti i saj, 58-vjeçari Koço Buzo.
Martesa që po tentohej të mbyllej me divorc pas mosmarrëveshjeve për motive xhelozie, ka përfunduar në tragjedi, ndërsa plumbat e armës së ish efektivit të policisë që vranë bashkëshorten e tij kanë plagosur edhe një avokat dhe një kalimtar të rastit.
Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë ka bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e ish-policit, sekuestrimin e armës së zjarrit tip kallashnikov dhe të një arme të ftohtë thikë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.