BallinaKryesoreNga anëtarësimi në PK Italiane dhe takimi me Jaser Arafat në Ramallah....

Nga anëtarësimi në PK Italiane dhe takimi me Jaser Arafat në Ramallah. Kush është Mogherini?

Federica Mogerini erdhi dje në Tiranë dhe i rrahu shpatullat Ramës, duke u thënë shqiptarëve se “jeni shumë mirë, kështu ecni përpara”, ndërkohë që vendi vuan nga kriminaliteti i lartë, mungesa e zgjedhjeve të lira ku votat blihen nga maxhoranca në pushtet në bashkëpunim me krimin, ku kriza ekonomike dhe ajo politike është ulur këmbëkryq, ndërsa opozita ka zgjedhur të mos bëhet palë me këtë keqqeverisje dhe ka zgjedhur të dalë nga Parlamenti.

Sigurisht që kjo sjellje e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian lë shumë për të dëshiruar në raport me vlerat që duhet të transmetojë Bashkimi Evropian në një vend si Shqipëria.

Por edhe me vetë mesazhin që Mogherini si përfaqëesuese e Evropës duhet ti jepte Ramës, në rrugën që ai po ndjek kundër interesave të Shqipërisë në Evropë.

Por sjellja e djeshme e Mogherinit nuk është se përbën ndonjë habi të madhe po të shikosh dashurinë e madhe që zonja në fjalë ka ndaj komunistëve.

Bija e një regjisori të njohur në Itali, Mogherini lindur në vitin 1973, aderoi fillimisht në moshën 15 vjeçare në Partinë Komuniste Italiane

Ajo frekuentoi Universitetin La Sapienza në Romës ku më pas mbrojti një diplomë në shkencat politike me tezën “Raporti midis religjioneve dhe politikave në Islam”

Sipas atyre e që njohin Mogherini u dashurua me Islamin kur ishte në La Sapienza.

Ndërsa Partia Komuniste u transformua në Partinë Social Demokrate, po kështu u transformua edhe Mogerini, ku në vitin 2001 u anëtarësua në një tjetër Parti të quajtur Partia e Demokratëve të së Majtës.

Vetëm një muaj më pas në vitin 2002 ajo shkoi të takonte heroin e saj Yaser Arafat në Ramallah

Një foto që Mogherini u përpoq ta hiqte më pas nga profili i saj në facebook, por që ruhet edhe sot si dëshmia e dashurisë që zonja që ka ndaj komunistëve të armatotosur dhe jo.

Ndaj nuk është çudi ky feeling i Mogherinit me Ramën, paçka se ky i fundit i ka zhytur duart thellë në krim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular