BallinaAktualitetKuvendi rrëzoi 10 dekretet e Metës/Presidenca: Dëgjuam retorikë politike dhe gjuhë përbaltëse....

Kuvendi rrëzoi 10 dekretet e Metës/Presidenca: Dëgjuam retorikë politike dhe gjuhë përbaltëse. Këtë ritëm do e kishte zili çdo…

Këshilltari për Çështjet Ligjore në Presidencë, Bledar Dervishaj, ka reaguar pasi Kuvendi rrëzoi dekretet e Presidentit Ilir Meta, që i kishte kthyer 10 ligje të Reformës në Drejtësi.

Sipas këshilltarit të Metës, Kuvendi nuk e argumentoi vendimin e tij për rrëzimin e dekreteve në baza ligjore, por sipas tij me një “retorikë politike dhe gjuhë përbaltëse”.

“Sot fatkeqësisht dëshmuam si seanca e plenare e Kuvendit rrëzoi 10 dekrete të Presidentit që rikthyen 10 ligje që prekin themelin e reformës në sistemin e drejtësisë.

Ndërkohë që prisnim të dëgjonim në diskutime përpjekje për të argumentuar ligjërisht, dëgjuam retorikë politike fjalë boshe pa asnjë vlerë për shoqërinë, gjuhë përbaltëse e aspak të denjë për një shtet të së drejtës.

10 ligje Kuvendi arrin ti shqyrtiojë brenda një ditë, këtë ritëm do e kishte zili cdo vend evropian për deputetët e tij.

Kuvendi në një ditë, më 23 mars të këtij viti miratoi 10 ligje të hartuara nga qeveria që ndryshojnë rrënjësisht reformën e që u kthen në muajin prill me dekrete nga Presidenti, ndërkohë që u ndryshuan brenda një dite, janë hartuar miratuar e konsultuar pas një analize 2 vjeçare të gjithë sistemit të drejtësisë në vitet 2015-2017.

Reforma në drejtësisë në këto vite iu besua një grupi ekspertësh të nivelit të lattë e iu hoq qeverisë e drejta për të ndërhyrë. Roli i Kuvendit në këto vite ishte rol certifikues i produktit të ekspertëve të nivelit të lartë të huaj e vendas pa pasur të drejtën qeveria për të ndërhyrë në thelbin e tyre”, tha Dervishaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular