BallinaKronikeNgjarja e Elbasanit/ Klemend Xhaferri kishte imunitet nga policia, drejtuesi i lartë...

Ngjarja e Elbasanit/ Klemend Xhaferri kishte imunitet nga policia, drejtuesi i lartë i Ardi Veliut refuzoi përgjimin

spot_img
spot_img

Klemend Xhaferri i shpallur në kërkim për përplasjen me armë zjarri në 21 prill në Elbasan ku mbeti i vrarë shoku i tij, Pjerin Xhuvani, rezulton se kishte imunitet nga Policia e Elbasanit dhe Policia e Shtetit.

Mesditën e 21 prillit, dy zv/drejtorët e Policisë Elbasan, Albert Nushi dhe Niko Palla, ishin të pranishëm kur nisi konflikti mes klanit të Pjerin Xhuvanit dhe Klemend Xhaferrit me mbështetësit e PD, ndërsa u larguan me vrap kur nisën të shtënat me armë zjarri, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani si dhe mbetën të plagosur shtetasit Klemend Xhaferri, Eltjon Bodinaku 32 vjeç, dhëndri i Pjerin Xhuvanit, Xhensila Sota 27 vjeçe police dhe dy mbështetësit e PD, Emiljano Prenga 39 vjeç dhe Pavlo Vuksani 50 vjeç.

Për dy zyrtarët e lartë të Policisë së Elbasanit ka nisur një hetim për mosveprimet e tyre.

Ndërkohë detaje të reja dalin në dritë lidhur me lidhjet e pjestarëvë të klanit Çela me Policinë e Elbasanit.

Në 2017 pas incidentit në tregun Agro-Ushqimor të Elbasanit ku u sulmua eskorta e zv/drejtorit të Policisë Elbasanit. Gjergj Oshafi, nga një automjet ‘Audi’ brenda së cilit ishin pjesëtarë të grupit Çela, prokurori Fatmir Lushi kërkoi leje për të gjurmuar numrat e telefonit të shtetasve Enea Bekteshi, Sokol Sanxhaktari, dhëndrri i ish- kryebashkiakut Sejdini, dhe shtetasin Klemend Xhaferri, ky i fundit i përfshirë në përplasjen e 14 marsit dhe përplasjen me armë të 21 prillit 2021.

Ky është dokumenti që mban firmën e prokurorit Fatmir Lushi, i cili kërkon vënien nën përgjim të këtyre personave të konsideruar me rrezikshmëri të lartë.

Sipas prokurorisë përgjimet duhet të bëheshin nga data 11 gusht 2017 deri me datë 26 gusht 2017, nga specialistët e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Prokuroria autorizoi përgjime në vende publike të personave të lartpërmendur edhe me persona të tjerë.

Ndërkohë Drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit, Idajet Faskaj, ka refuzuar këtë kërkesë.

Më poshtë është përgjigjia që Zyrtari i Lartë i Policisë së Shtetit i ka kthyer prokurorit Lushi.

“Lidhur me autorizimin e Prokurorit, Fatmir Lushi, të datës 10.08.2017 “Për përgjimin në vendet publike”, ju informojmë se nga ana e Sektorit të Forcës së Posaçme, nisur nga dinamika e madhe me shërbime në funksion të procedimeve penale në ndjekje dhe numrit të limituar të ndihmës së specialistëve si pasojë e ndjekjes së grafikut të pushimeve vjetore, është e pamundur kryerja e veprimeve të vëzhgimit të fshehtë të personave dhe mjediseve në këtë periudhë kohore.

Faktet tregojnë se pjesëtarët e nje prej bandave më të rrezikshme në Elbasan kanë pasur mbrojtje të veçantë nga Policia e Shtetit.

Ndërkohë edhe pas masakrës së 21 prillit, Drejtori i Policisë Shtetit, Ardi Veliu, u shpreh së në vendngjarje nuk kishte prova që të çojnë indicje për krim elektoral, ndërkohë kjo deklaratë u rrëzua nga prokuroria.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular