Tashmë është bërë mëse e zakonshme që sherret në rrugë të ndodhin edhe mes vajzave.
Dy vajza janë filmuar ditën e sotme pranë shkollës 9-vjeçare Musine Kokalari në Tiranë, duke u zënë me njëra-tjetrën dhe shkak është bërë çështja e të dashurve.
Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga JOQ, vajzat qëllojnë me grushte njëra-tjetrën ndërkohë që një vajzë tjetër mundohet të ulë gjakrat dhe t’i ndajë.
Theksojmë se raste të tilla po raportohen shpesh në vendin tonë.