Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka nisur takimin me 300 studentë europianë të EDS, organizatës studentore të Partisë Popullore Europiane. Basha do të flasë për sfidat e studentëve në rrugën europiane të Shqipërisë. Rinia europiane ka dalë në mbështetje të betejës së rinisë dhe qytetarëve shqiptarë për ta bërë Shqipërinë si Europa!
300 studentët europianë kanë ardhur në Tiranë për të mbështetur kauzën e opozitës për zgjedhje të lira e të ndershme. Ata do të marrin pjesë të shtunën në protestën kombëtare përpara kryeministrisë në orën 18.30.
© SYRI.net