Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Kolonjë të Lushnjës, ku dyshohet se dy persona, babe e bije, kanë humbur jetën, pasi mjeti i tyre ka rënë në kanal.
Pavarësisht se kanali ka qenë i cekët, dyshohet se shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonte mjeti është bërë shkak për këtë aksident me pasoja fatale.
Policia e Lushnjes nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar për aksidentin, që ndodhi pranë Urës së Bubullimës.
Nuk dihet ende identiteti i personave që kanë ndërruar jetë, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes së rëndë.