Një operacion antidroge është zhvilluar sot në Tiranë. Mësohet se është sekuestruar një kg kokainë, ndërsa është arrestuar transportuesi, një oficer i forcave RENEA.
Policia ka gjurmuar për disa ditë lëndën narkotike
Deri më tani nuk dihen detaje nga aksioni në fjalë si dhe identiteti i personit të arrestuar. Arrestimi i efektivit të policisë, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është bërë nga SHCBA
Ndërkohë, operacioni vijon ende.