BallinaKronikeEMRAT/ U kapën me drogë, si ranë në pranga dy trafikantët nga...

EMRAT/ U kapën me drogë, si ranë në pranga dy trafikantët nga Vlora

spot_img
spot_img

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi u kapën me një sasi droge. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet Gazmend Sulçaj, 37 vjeç, banues në lagjen “24 Maji” si dhe Roel Sulçaj, 19 vjeç, banues në lagjen “Uji i Ftohtë”, të dy banues në Vlorë.

Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin farat e kanabisit për t’i shitur, me qëllim kultivimin e tyre. Ditën e djeshme, në lagjen “10 Korriku”, në automjetin në pronësi të shtetasit Roel Sulçaj, që drejtohej nga shtetasi Gazmend Sulçaj, shërbimet e Policisë gjatë kontrollit gjetën dhe sekuestruan 2632 fara të dyshuara narkotike kannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular